Ky është reagimi i Presidencës pas mosprezencës së ambasadorëve të QUINT-it

Lajme

Ky është reagimi i Presidencës pas mosprezencës së ambasadorëve të QUINT-it

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 08:54
Foto nga vendngjarja

Dje u shënua 24 vjetori i çlirimit të Kosovës, ndërkaq u organizua pritje shtetërore për korin diplomatik të akredituar në Kosovë dhe mysafirë tjerë.

Ajo çfarë u pa është se ndonëse ishin të ftuar, ambasadori i SHBA, Jefrrey Hovenier dhe ambasadorë të vendeve të QUINT-it nuk kanë marrë pjesë në pritjen shtetërore.Në këtë ceremoni, janë parë vetëm ambasadorët e Zvicrës dhe Austrisë, si dhe komandanti i KFOR-it. Nuk kanë marr pjesë as opozita parlamentare, PDK, LDK dhe AAK.

Ndërkaq, lidhur me atë nëse kishte bojkotim të organizimit nga ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ka reaguar Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se të gjitha shtetet e Quint-it kanë pasur përfaqësues në organizimin e përbashkët nga Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës. 

Kupina thotë se vendet e ndryshme kanë pasur përfaqësim nga ambasadorë e zëvendës ambasadorë.

Pritja për nder të 12 qershorit ka qenë organizim i përbashkët i Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Në këtë ceremoni nuk ka pasur bojkot të askujt. Në të kanë marrë pjesë ambasadorë të disa shteteve evropiane dhe aziatike, komandanti i KFOR-it, teksa përfaqësi të tjera diplomatike janë përfaqësuar nga zv.ambasadorë”, tha ai.

Këshilltari për Media i presidentes Vjosa Osmani thotë se nuk është e vërtetë se ka pasur bojkot të ceremonisë shtetërore.

Të gjitha shtetet e QUINT-it i kanë pasur përfaqësuesit e tyre në ceremoni. Rrjedhimisht është e pavërtetë se ka pasur bojkot të ceremonisë shtetërore për 12 qershor”, ka deklaruar tutje Kupina.

E në organizimin për 24 vjetorin e çlirimit të vendit, presidentja e vendit, Vjosa Osmani deklaroi se më 12 qershor 1999, Kosova fitoi të drejtën thelbësore të ekzistencës e cila formoi identitetin dhe përmbushi aspiratën shekullore dhe përcaktoi fatin kolektiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat