MPB: Raportimet e qytetarëve çelësi i luftimit të krimit

Lajme

MPB: Raportimet e qytetarëve çelësi i luftimit të krimit

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se qytetarët në komunat veriore po vazhdojnë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës.

Sipas MPB-së raportimet nga ana e qytetarëve janë padyshim çelësi i luftimit të përbashkët të krimit dhe çdo lloj vepre penale.

“Deri në muajin maj të këtij viti, Stacionet Policore të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë pranuar dhe trajtuar 126 raste ndërsa bashkë me Hetimet Rajonale, 184 raste në total.

Image
Foto ilustrim

I falënderojmë qytetarët për besimin në raportim si dhe i inkurajojmë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat