Nga sot në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut hyjnë në fuqi tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit

Lajme

Nga sot në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut hyjnë në fuqi tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 12:18
Procesi i Berlinit

Nga sot në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë, hyjnë në fuqi tri marrëveshjet e nënshkruara më 3 nëntor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani përmes një postimi të bërë në Facebook.

“Marrëveshja për lëvizjen e lirë në Ballkanin Perëndimor me letërnjoftime, Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve”, ka shkruar Osmani.

“Marrëveshjet paraqesin hap të rëndësishëm në përpjekjet tona për t’i ofruar qytetarëve lirinë e lëvizjes dhe integrimit, si kusht për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, si rruga më e sigurt dhe më e shpejtë drejt qëllimit tonë të përbashkët – anëtarësimit në Bashkimin Europian”, ka thënë tutje Ministri Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat