​PShDK kërkon nga Qeveria koordinim me aleatët për situatën në veri

Lajme

​PShDK kërkon nga Qeveria koordinim me aleatët për situatën në veri

Më: 29 maj 2023 Në ora: 20:14
Foto nga vendngjarja

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës i ka dënuar sjelljet e dhunshme të protestuesve në veri të vendit, ndërsa nga Qeveria ka kërkuar koordinim me aleatët ndërkombëtar. Kryetari i PShDK-së, Zef Morina, ka folur në një konferencë për media ku edhe ka bërë të ditur riorganizimin e degës së PShDK-së në Prishtinë. Aty, Arbër Prenaj ka marrë drejtimin e kësaj dege.

Morina ka thënë se grupet kriminale serbe janë duke i keqpërdorur qytetarët serb në veri të vendit.

Morina: I dënojmë sjellët e grupeve kriminale serbe në veri

“Ne i dënojmë ashpër sjelljet e grupeve kriminale të veriut të Kosovës të komunitetit serb të cilët janë duke i keqpërdorur qytetarët serb të veriut edhe pse ata kanë të drejtë që ata të protestojnë, të kërkojnë ë atë që mendojnë se është e mirë për ta, por nuk kanë të drejtë të shkelin ligjin dhe të pengojnë institucionet shtetërore. Ne si PShDK apelojmë tek qytetarët serb të cilët janë qytetarë të Republikës së Kosovës, të jenë të përmbajtur, protestat e tyre t’i organizojnë duke mos përdorur dhunë ,duke mos krijuar veprime të cilat bien ndesh me ligjin sepse çdo shtet në raste tilla intervenon për të ruajtur qetësinë dhe rendin atje”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar që institucionet e Kosovës të jenë në koordinim me aleatët, lidhur me veprimet që ndërmarrin.

Morina: Qeveria të jetë e vëmendshme, të koordinojë veprimet me amerikanët dhe evropianët

“Ne si parti kërkojmë që Qeveria, institucionet e Kosovës, me qenë të vëmendshme, Kosova ka miq falë miqve Kosova ka ecë përpara dhe Kosova do të mbijetojë me shekuj.

Kërkoj nga Qeveria të mos shikojë interesat partiake dhe të bëjë veprime të pamatura duke mos i koordinuar veprimet e tyre me amerikanët, evropianët dhe miqtë tanë. Këtë po e them, ndoshta tingëllon keq, por po shihen veprimin të cilat kanë ardhur pas ngjarjeve, nga miqtë tanë, na jep me kuptu që nuk janë mirë të koordinuara”, ka thënë ai.

Ndërsa lidhur me riorganizimin e degës së partisë në Prishtinë, Morina ka thënë se së shpejti do të shpalosin çdo gjë që ka të bëjë me vizionin e tyre politik.

Morina: Kur ka vepruar PShDK, sensibilizimi i situatës në Kosovë është kthyer për 180 shkallë

“Kur PSHDK ka vepruar që Kosovë, sensibilizimi i situatës në Kosovë është kthyer për 180 shkallë, për të mirën e vendit. Në atë kohë Qeveria e Serbisë, përveç dhunës që e ka shkaktuar ndaj qytetarëve të pafajshëm, ka bërë propagandë e cila po të mos ishte PSHDK për ta demantuar me të vërtetë do të kishte shumë problem Kosova të ishte në situatë çfarë është sot. Duke i quajt popullin e Kosovës fundamentaliste islamik. Ne si parti çdo kund ku kemi shkuar e kemi demantuar sepse ka qenë mashtrim i Serbisë”, ka thënë ai.

Ndërsa Arbër Prenaj, kryetar i zgjedhur i degës së PShDK-së në Prishtinë, ka thënë se përpara kanë sfida të mëdha.

Prenaj: Rifillimi i aktiviteteve në Prishtinë është vetëm rinisja e një rrugëtimi të gjatë e të shkëlqyer

“Rifillimi i aktiviteteve politike në Prishtinë është vetëm rinisja e një rrugëtimi të gjatë dhe të shkëlqyer drejt ndryshimit pozitiv. Kemi përpara sfida të mëdha, por besoj që së bashku, si një forcë e bashkuar do të arrijmë të bëjmë ndryshime të rëndësishme dhe të krijojmë një të ardhme me të ndritur për brezat tonë të ardhshëm. Nuk kemi as kohë dhe as njerëz për të humbur”, ka thënë ai.

E nënkryetari i PShDK-së, Anton Shala, ka thënë se kjo parti ka bërë shumë për vendin andaj sipas tij duhet të ketë një zë aktiv e të fuqishëm në skenën politike.

Shala: Presim që dega e PShDK-së në Prishtinë të jetë e fuqishme

“Uroj që kjo degë që ka vepruar në kryeqendrën tonë pran ë Prishtinë, të jetë një degë aktive, një degë e fuqishme, uroj që edhe ju si aktivistë por edhe të tjerët, të tregojnë një qytetari aktive sepse zhvillimet e përgjithshme në vend nuk janë edhe aq të lehta. Ne pretendojmë të kemi jetë këtu në Kosovë ej o të shikojmë t’i kemi sytë jashtë vendit, sepse Kosova ka potenciale, ka rini, ka njerëz të shkolluar që realisht mund të bëhet më shumë për vendin tonë”. Ka thënë ai.

Partia Shqiptare Demokristiane do të mbajë konventën e partisë rreth datave 15 deri më 20 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat