Në momentin kur u lëshua alarmi, në veri u bllokuan edhe sinjalet e telefonit

Lajme

Në momentin kur u lëshua alarmi, në veri u bllokuan edhe sinjalet e telefonit

Më: 26 maj 2023 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Sekretari shtetëror në ministrinë e mbrojtjes serbe, Nemanja Staroviq, ka thënë se “njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë shkuar tek ndërtesat komunale në veri të Kosovës me qëllim të vendosjes së kryetarëve të rinj të zgjedhur për qind të votave në zgjedhjet e 23 prillit”.

“Sinjalet e telefonave mobilë janë fikur në pjesë të rajonit, sirenat tingëllojnë ndërsa qytetarët e shqetësuar mblidhen për të mbrojtur në “mënyrë paqësore” të drejtat e tyre themelore njerëzore dhe politike”, ka shkruar Staroviq në Twitter.

Ndryshe, situata në veri nuk është e qetë. Atje kanë dalë serbët për të bllokuar hyrjen e kryetarëve nëpër komunat.

Janë dëgjuar krisma armësh, janë djegur veturat e Policisë së Kosovës dhe ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat