Presidenti Biden emëron diplomatin e shquar të karrierës James C. O’Brien, në Ballkan

Lajme

Presidenti Biden emëron diplomatin e shquar të karrierës James C. O’Brien, në Ballkan

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 20 maj 2023 Në ora: 14:54
James C. O’Brien

Presidenti Joe Biden njoftoi synimin e tij për të emëruar dy individët e mëposhtëm për të shërbyer si udhëheqës kryesorë në administratën e tij në diplomaci, njëri për Ballkanin, James C. O'Brien, dhe tjetri për Haitin Dennis B. Hankins, në Departamentin e Shtetit.

Diplomati i karrierës Dennis B. Hankins, është nominuar nga presidenti Biden, për Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Haitit.

Në ndërkohë, që diplomati tjetër i karjeres James C. O’Brien, është i nominuar për Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, duke zëvendësuar me sa kuptohet zotin Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, i cili e mban këtë post prej se u largua ambasadori Richard Grenell.

Në resumen e zotit James C. O'Brien, mësojm se ai në profesion është një avokat dhe diplomat amerikan që ka shërbyer për më shumë se tre dekada në diplomacinë e qeverisë amerikane. 

Z. O'Brien e ka filluar karrierën e tij diplomatike duke shërbyer më parë në Departamentin e Shtetit, duke filluar me postin e tij si avokat-këshilltar në vitin 1989, ndryshimet e mëdha në kampin socialist të Ballkanit. 

Më vonë, ai shërbeu si i dërguar i posaçëm presidencial për Ballkanin, me përgjegjësi për politikën diplomatike, ekonomike dhe të sigurisë të SHBA-së në këtë zonë. 

Përveç kësaj, z. O'Brien ka vepruar edhe si Zëvendës Drejtor i Zyrës së Planifikimit të Politikave të Departamentit të Shtetit dhe si këshilltar i lartë i Ambasadores dhe Sekretares së Shtetit të OKB-së, Madeleine Albright. 

Nga këto pozicione, ai ndihmoi në formulimin e Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995, e cila i dha fund luftës në Bosnje; dhe udhëzoi mbështetjen e SHBA-së për Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, e cila ndihmoi në sjelljen para drejtësisë të personave përgjegjës për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit. 

Më tej, ai finalizoi marrëveshjet për të kontrolluar armët e shkatërrimit në masë në ish-Bashkimin Sovjetik. 

Z. O'Brien negocioi gjithashtu marrëveshje për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale për bashkëpunim shkencor me Kinën; promovoi rregullore të shëndosha mjedisore të tregtisë ndërkombëtare për materialet e rrezikshme dhe të riciklueshme; dhe punoi për t'i bërë partneritetet publike-private dhe përgjegjësinë sociale të korporatave një element qendror në politikën e jashtme amerikane.

Z. O'Brien mban një diplomë B.A. nga Kolegji Macalester në St. Paul, Minesota, një diplomë master nga Universiteti i Pittsburgh dhe një J.D. nga Shkolla Juridike Yale.

James C. O'Brien aktualisht është me gradën më të lart si Ambasador, në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, dhe ka shërbyer në tre administrata amerikane në Departamentin e Shtetit, ndërsa emrimin më të lartë në karrierë e arriti si i dërguari special presidencial për pengjet amerikane. 

Zoti O'Brein është një ish-diplomat karriere i Departamentit të Shtetit është dhe fitues i çmimeve të shumta për performancën diplomatike që nga viti 1989 deri në 2001, ku ai shërbeu si Këshilltar i Lartë i ish-Sekretares Madeleine Albright, dhe Zëvendës Drejtor kryesor i Planifikimit të Politikave dhe i Dërguar Presidencial për Ballkanin, në administratën e presidentit Clinton. 

Ai drejtoi një program të madh dhe të suksesshëm sanksionesh dhe këshilloi për një sërë çështjesh, duke përfshirë negociatat e paqes në Evropë, marrëveshjet shkencore dhe mjedisore, tranzicionin post-sovjetik të Rusisë dhe Ukrainës, si dhe iniciativat për të hetuar dhe ndjekur penalisht personat përgjegjës për krimet e luftës, përfshirë ata në ish Jugosllavi. 

Pas largimit nga qeveria, në administratën e Obamës, ai ishte personi Kryesor dhe Zëvendës Kryetar i firmës Albright Stonebridge Group, një firmë ndërkombëtare këshilluese, sidomos për çështjet diplomatike firmë e themeluar nga ish sekretarja e shtetit Medeline Albight. 

Lidhur me Ballkanin ai ka punuar në Departamentin e Shtetit kur ndodhën ndryshimet e mëdha në rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, dhe shpërbërjen e Jugosllavisë.

Në vitin 1992, James C. O’Brien ishte një punonjës i ri që punonte në zyrën e Këshilltarit Ligjor pak të njohur në Departamentin e Shtetit, ku dha raportet e para të shtypit amerikan, që përshkruanin mizoritë dhe spastrimin etnik në Bosnje. Megjithëse Ballkani nuk ishte fusha e tij dhe ai kishte qenë në atë vend për vetëm tre vjet, O'Brien u prek aq shumë nga rrëfimet sa filloi të pyeste se çfarë dinin Shtetet e Bashkuara për pretendimet për gjenocid në luftrat e ish Jugosllavisë.

I diplomuari në Fakultetit Juridik të Yale më pas filloi të lobonte për të bërë diçka për Ballkanin. “Të gjithë thanë se ishte e pamundur sepse ishte shumë e ndërlikuar,” kujton ai. "Por kuptova se vërtet duhet të bëjmë diçka."

Por thuhet se ai me një grup të vogël punonjësish të rinj, në departamentin e shtetit, O'Brien filloi të eksploronte opsionet. Puna e tyre prodhoi idenë dhe mekanizmin për të ngritur atë që tani është Gjykata e Krimeve të Luftës në Hagë, një organ i mandatuar ndërkombëtarisht për të paditur dhe gjykuar ata që janë përgjegjës për të gjitha mizoritë e kryera në luftrat e ish-Jugosllavisë (Kroaci, Bosnje, Kosovë).

Për përpjekjet e tij, O'Brien, qysh kur ishte vetëm 30 vjeç, u emërua së fundmi këshilltar special i presidentit Clinton dhe sekretarit të shtetit për "promovuar" demokracinë e brishtë në Ballkan. Ai u transferua në një zyrë që e ndante vetëm një korridor nga Sekretarja e Shtetit Madeleine K. Albright.

Ai u bë i dërguari i parë i SHBA-së që u kthye në Jugosllavi që nga rrëzimi i Slobodan Millosheviçit,në një dekade të marrëdhënieve të vështira midis Beogradit dhe Uashingtonit, ku ra të takohet me Presidentin e parë serb "post Millosheviq" Vojislav Koshtunica.

Diplomati i karrierës James C. O'Brien, i cili ka një reputacion për "energjinë e pakufishme"që i vë në lëvizje gjërat duke bërë atë që quhet "breaking status quon", tani nëse e miraton Seanti, mbas emrimit të presidentit Biden, ai do të detyrën merr detyrën më të "vështirë" në Departamentine Shtetit, qeverinë amerikane, për Ballkanin. Mbasi ai vjen në një nga momenetet më delikate të politikës amerikane, për Ballkanin dialogun Kosovë / Serbi, ku duhet të planifikojë se si diplomacia amerikane mund të mbështesë dhe stabilizojë demokracinë e re më të brishtë të Europës.

Ai ka thënë: "Është interesante të vizatohen paralelet, të lexosh për rënjen e "perandorive diktatoriale" dhe më pas të shohësh rënien e komunizmit, rënjen e Millosheviçit, dhe të lexosh për betejat e baballarëve themelues amerikanë"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat