Shirat vdekjeprurës në Itali, Kurti: Jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë

Lajme

Shirat vdekjeprurës në Itali, Kurti: Jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë

Më: 18 maj 2023 Në ora: 19:28
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se me pikëllim po i ndjek zhvillimet në Itali ku 13 persona kanë mbetur të vdekur nga përmbytjet teksa rreth 13 mijë persona janë evakuuar.

Kurti ka shprehur ngushëllime për të gjithë jetët e humbura teksa ka thënë se Kosova është e gatshme të jap ndihmën e saj aty ku nevojitet.

“Me shumë pikëllim dëgjova për humbjen e jetëve dhe shkatërrimet që kanë shkaktuar përmbytjet në rajonin Emilia-Romagna të Italisë.

Mendimet tona janë me qytetarët italianë dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë aty ku nevojitet”, ka shkruar Kurti në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat