“Vuçiçin duhet varur”/ Kërcënohet presidenti serb para tubimit të 26 majit

Lajme

“Vuçiçin duhet varur”/ Kërcënohet presidenti serb para tubimit të 26 majit

Nga: F.B. Më: 18 maj 2023 Në ora: 09:34
Alesander Vuçiq

Mediet serbe kanë kritikuar deklaratën e bërë nga Marko Vidojkoviç në emisionin “Mirë, keq, e keqe” që emitohet në televizionin “Nova S”, prej nga ai ka dërguar kërcënime rrëqethëse ndaj presidentit të Serbisë se atë duhet varur.

Në diskutim e sipër rreth situatës aktuale në Serbi , ai ka bërë kërcënim të hapur ndaj presidentit Vuçiç për varje, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.Gazeta ka publikuar edhe me video kërcënimin, ku Vidojkoviç gjatë pjesëmarrjes në këtë emision bëri ftesë të hapur për dhunë dhe tha “Vuçiçin duhet varur”.

Vidojkoviç në emisionin në fjalë, që shihet edhe në video me fjalë të ulëta e fyese ka fol edhe rreth tubimit popullor të thirrur nga Vuçiç për 26 maj në Beograd, duke theksuar se pjesëmarrësit janë të ndyrë dhe do ndyjnë Beogradin.

Sipas tij “ata njerëz që vijnë në tubimin popullor të ftuar me 26 maj në Beograd nga Vuçiq janë të ndyrë dhe do të ndotin Beogradin, ndërkohë që për protestat e simpatizuesve nga subjektet opozitare ai tha se aty protestojnë njerëz normal dhe elita”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat