A mund ta hap kryetari i ri Urën e Ibrit sipas Jabllanoviqit?

Lajme

A mund ta hap kryetari i ri Urën e Ibrit sipas Jabllanoviqit?

Më: 17 maj 2023 Në ora: 23:21
Aleksandar Jablanoviq

Ish-ministri në Qeverinë e Kosovës Aleksandar Jablanoviq ka folur edhe për zgjedhjet në veri dhe betimin e kryetarëve të sapo zgjedhur.

Sipas tij ky proces ka dështuar dhe se fajtor është KQZ-ja, për shkak të mungesës së komunikimit të duhur me partitë politike serbe në veri.

“Unë kam shkuar në takim te Presidentja Osmani dhe ua kemi thënë se nuk do të këtë zgjedhje të qeta në këto rrethana nëse votuesit do të kalonin përmes kordonit të policisë”, tha ai.

Tutje Jabllanoviq tha shumë prej miqve të tij nuk pranuan të votojnë në kontejnerë afër njësisë speciale.

“A mendoni ju që kryetari shqiptar në Mitrovicë mund të zbatojë vendimin e Kuvendit Komunal për hapjen e urës së Ibrit? Sigurisht që jo, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat