Petkoviç: Kurti nuk ka kompetenca për të lejuar ose jo Asociacionin

Lajme

Petkoviç: Kurti nuk ka kompetenca për të lejuar ose jo Asociacionin

Më: 1 maj 2023 Në ora: 23:45
Petar Petkoviç

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç deklaroi sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka kompetencë të lejojë apo të mos lejojë diçka kur bëhet fjalë për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, sepse kompetencat e tij dhe mënyra të cilat duhet të formohet janë të përcaktuara përmes katër marrëveshjeve të Brukselit nga viti 2013 dhe 2015 dhe se nuk ka vend për arbitraritet.

Petkoviç ka reaguar ndaj deklaratës së Kurtit se nuk e ka parë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, i cili do të prezantohet në Bruksel, por se beson se dokumenti është dashur t’i paraqitet fillimisht.

Sipas Petkoviçit, Kurti ose nuk i ka lexuar dokumentet e nënshkruara në Bruksel, ose bën sikur nuk kupton se çfarë shkruhet në to.

“Detyra e tij është të zbatojë atë që është nënshkruar, me kusht që fillimisht të mësojë se si quhen marrëveshjet, kur janë nënshkruar dhe çfarë shkruhet në to. Gjithçka tjetër është vetëm një përpjekje për të penguar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe nga çdo gjë që thotë dhe bën, Kurti del se nuk i intereson fare ai proces”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat