U nda nga babai kur i kishte veç 6 muaj, e pa në ëndërr pas 20 vjetëve duke i thënë “Sa qenke rritur”

Lajme

U nda nga babai kur i kishte veç 6 muaj, e pa në ëndërr pas 20 vjetëve duke i thënë “Sa qenke rritur”

Më: 1 maj 2023 Në ora: 06:49
Marigona Preteni

Historia e Marigona Pretenit është pasqyrë e shumë familjeve të prekura nga lufta e fundit në Kosovë.

E ndarë nga babai i saj kur ishte vetëm 6-muajshe, Marigona u rrit pa e ditur kurrë se çfarë i ndodhi me fatin e tij.

Pavarësisht kalimit të kohës, Marigona ende ka shpresë se një ditë do të mund të marrë ndonjë lajm për fatin e babait të saj.

Në emision STUDIO A mes lotësh, ajo tregon se si e kishte parë babain e saj në ëndërr pas 20 viteve, i cili i kishte thënë “Sa qenke rritur”.

Historia e saj është një kujtim prekës i plagëve që la lufta e fundit në Kosovë për shumë familje shqiptare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat