Obradoviç “mëson” Evropën: Dveri nuk pranon ultimatum për pranimin e Kosovës dhe sanksione Rusisë, kush flet këto ai është për luftë

Lajme

Obradoviç “mëson” Evropën: Dveri nuk pranon ultimatum për pranimin e Kosovës dhe sanksione Rusisë, kush flet këto ai është për luftë

Nga: F.B. Më: 26 prill 2023 Në ora: 17:57
Boshko Obradoviç

Kreu i Lëvizjes Dveri, Boshko Obradoviç ka deklaruar në një shkrim autorial se “Lëvizja Dveri nuk pranon ultimatum për pranimin e Kosovës dhe sanksione Rusisë, kush flet këto ai është për luftë”, duke shtuar se nuk do pranohet totalitarizmi, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

“Lëvizja Dveri si kombëtare dhe shtet-formuese e vërtetë, që është lëvizje e vërtetë evropiane nuk pranon totalitarizmin dhe ultimatumin për pranimin e Kosovës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë” tha ai për “Politika”.

Sipas tij, ai që flet për këto dhe “zbatimin e planit kapitullues franko-gjerman dhe sanksione ndaj Rusisë , ai është për luftë dhe jo stabilitet politik”.

Obradoviç ka shtuar se “ ata që angazhohen për sanksione, jo vetëm janë për luftë por në thelb janë zëra politik kundër evropian dhe kundër paqësor që i shërbejnë nxitësve të luftës dhe interesave të ShBA-ve dhe NATO-së.

“Ne jemi për paqe si në Ukrainë edhe në gjithë Evropën, e cila duhet të shikoj interesin e vetë dhe jo të shërbej amerikanëve, ndërsa në ndër interesat gjeo-strategjike evropiane është bashkëpunimi me Rusinë si fuqi ekonomike edhe energjetike sikurse edhe politike e të sigurisë” shkruan ai.

Sipas Obradoviç “ Evropa sot ndahet në opsionin e paqes edhe të luftës”.

"Projekti i BE-së u krijua si opsion më i madh paqësore pas Luftës së Dytë botërore, e tash lejohet që të sillet në pikëpyetje me mbështetjen që i jepet njërës palë në konfliktin luftarak në Ukrainë” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat