U emërua sot: Kush është u.d i kryeshefit ekzekutiv në KEK, Përparim Kabashi?

Lajme

U emërua sot: Kush është u.d i kryeshefit ekzekutiv në KEK, Përparim Kabashi?

Më: 25 prill 2023 Në ora: 19:33
Përparim Kabashi

Pas arrestimit dhe caktimit të paraburgimit për Nagip Krasniqin, tashmë këtë detyrë përkohësisht do ta mbajë një person tjetër.

KEK-u konfirmoi se bëhet fjalë për Përparim Kabashin.

“BD ka marre vendim për pezullimin nga detyra e punës së Kryeshefit Ekzekutiv z. Nagip Krasniqi me efekt të menjëhershëm. Në pozitën e ushtruesit të detyrës të zv. Kryeshefit Ekzekutiv, BD ka emëruar z. Perparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.” – u tha në njoftim.

Kush është Përparim Kabashi?

Sipas të dhënave në rrjete sociale, Kabashi duket të jetë përdorues vetëm i rrjetit “Linkedin”.

Në të dhënat që i ka publikuar ai vetë aty, tregon se ka punuar si menaxhes në KEK. I njëjti, po ashtu ka qenë edhe anëtar i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Ai po ashtu, ka bërë të ditur se ka punuar edhe si “këshilltar”, ndonëse nuk tregohet se ku e ka mbajtur këtë pozitë.

Që nga viti 2015, sipas të dhënave ai e ka mbajtur pozitës si Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.

Ndërkohë, sipas raportimeve, Kabashi ishte emëruar ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv edhe më herët, më konkretisht gjatë vitit 2021.

Pse u pezullua Nagip Krasniqi?

Siç edhe dihet tashmë, Nagip Krasniqi ndodhet në paraburgim.

Krasniqi u arrestua gjatë javës që lamë pas, ndërkohë Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar 30 ditë paraburgim.

Në njoftimin e Gjykatës, u bë e ditur se vendimi është marrë për shkak ktë “rrezikut të ndikimit në dëshmitarë e prova”.

Kryeshefi i arrestuar i KEK-ut, njëherit anëtar i Lëvizjes Vetëevendosje, dyshohet për tri vepra penale: “keqpërdorim i pozitës, konflikt i interesit dhe ushtrim i ndikimit”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale për të pandehurin N.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, Ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 1 i KPRK-së, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe Konflikti i interesit nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.” – është thënë në njoftimin e Gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat