“Ma qitën eksplozivin me tritol”, Imami shqiptar tregon për sulmin që iu bë para disa vitesh

Lajme

“Ma qitën eksplozivin me tritol”, Imami shqiptar tregon për sulmin që iu bë para disa vitesh

Më: 21 prill 2023 Në ora: 18:17
Imami Osman Musliu

Imami Osman Musliu ka treguar se edhe ai ishte sulmuar fizikisht në vitin 2009. Ai ka thënë se për rastin ishin të dyshuar 30 persona dhe se 10 prej tyre ishin dënuar me nga 30 ditë paraburgim.

“30 vetë janë kanë në pyetje, nga 10 janë dënu ka 30 ditë. Prej 2009 nuk e di ca ka ndodh për arsye se Gjykatat tona e prokurorët flejnë kajherë”, ka thënë Musliu në Frontal të T7.

Përvec sulmit fizik, Musliu ka treguar se në vitin 2016 i ishte vendosur eksploziv me tritol te xhamia ku ai ishte imam dhe se ende nuk dihet nga kush. 

Duke folur edhe për sulmet fizike ndaj imamëve në Podujevë, Musliu ka thënë se Shteti s’po bën asgjë për t’i mbrojtur hoxhallarët e as Bashkësia Islame e Kosovës.

“Në 2016 ma qitën eksplozivin me 2.2 kg tritol dhe nuk dihet ende kush. Kjo është ajo që shteti s’funksionon qysh duhet. Shteti e ka për detyrë me na mbrojtë”, ka thënë Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat