Vendimi për liberalizim të vizave për Kosovën, reagon edhe Daçiq, ky është denoncimi i tij

Lajme

Vendimi për liberalizim të vizave për Kosovën, reagon edhe Daçiq, ky është denoncimi i tij

Më: 18 prill 2023 Në ora: 16:13
Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka pretenduar sot që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të jetë në agjendën e seancës së nesërme të komitetit të ministrave derisa ka folur edhe për liberalizimin e vizave.

Daçiq po merr pjesë në festën e 20-vjetorit të anëtarësimit të Serbisë në Këshillin e Evropës.

Ai denoncoi Kosovën pasi sipas tij nuk kishte zbatuar asgjë nga marrëveshja e 19 prillit të vitit 2013.

Sipas ministrit serb Daçiq për momentin ishte e paqartë s kur dhe nëse do të jetë në rend dite çështja e anëtarësimit të Kosovës, ka raportuar Kosova-Online.

“Vetëm kur të formohet Asociacioni i Komunave Serbe mund të diskutojmë për diçka tjetër,” – u shpreh z. Daçiq.

Ai u shpresh se bisedimet e nivelit të lartë për formimin e Asociacionit do të fillonin në muajin maj.

Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në KiE ai u shpreh megjithatë mjaft i sigurt.

“Është e sigurt se nuk do të jetë dhe nuk mund të jetë në seancën e nesërme sepse nuk është në rend dite dhe nuk është përgatitur asnjë material për atë pikë,” – u shpreh kryediplomati serb.

Megjithatë, ai shtoi se presioni ishte shumë i madh.

Sa i përket liberalizimit të vizave, ai pati këtë koment:

“Kjo është një mënyrë e turpshme për të theksuar mesazhin se Kosova nuk ka pse të zbatojë asgjë,” – pretendoi z. Daçiq.

“Është një mesazh shumë i keq për gjithë procesion e negociatave dhe procesin e normalizimit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat