Deputetja gjermane në protestë me flamurin e ish-Jugosllavisë

Lajme

Deputetja gjermane në protestë me flamurin e ish-Jugosllavisë

Më: 18 prill 2023 Në ora: 13:13
Deputetja propagandiste gjermane Zaklin Nastic

Flamuri i ish-Jugosllavisë është parë të valonte në një protestë gjatë javës së kaluar në Gjermani, për çka ka reaguar eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu.

Në një postim në Facebook Musliu ka thënë se lidhjet e ekstremit të djathtë të evropianëve me serbët dhe rusët vazhdimisht kanë qenë të pranishme.

“Deputetja propagandiste gjermane Zaklin Nastic, gjatë javës së kaluar në Gjermani, organizoi një protestë ku në mes të flamujve u gjet edhe flamuri i ish-Federatës se Jugosllavisë! Nastic është një gënjeshtare e madhe dhe ‘filmi iu ka ndalur’ në vitin 1990”, ka shkruar ai.

Eksperti i sigurisë, ka kujtuar se gjërat kanë ndryshuar dhe nga ish-Jugosllavia sot janë më shumë se 7 flamuj shtetërorë.

“Ëillkommen im neuen Zeitalter #Zaklin!”, ka shkruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat