E hëna dhe e marta pushim, anulohen disa seanca gjyqësore

Lajme

E hëna dhe e marta pushim, anulohen disa seanca gjyqësore

Më: 8 prill 2023 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Meqenëse dy ditët e para të javës se ardhme janë ditë pushim për shkak të festave zyrtare, Gjykata Themelore në Prishtinë ka anuluar seanca të cilat kanë pasur të mbahen në këto dy ditë.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj për të marrë sqarime.

I njëjti ka thënë se gjykatat nuk do të punojnë të hënën dhe të martën.

“Betimi për Drejtësi” ka treguar se cilat seanca janë shtyrë.

Në mesin seancave që është anuluar është edhe ajo për rastin “Subvencionet 1”, që ishte paraparë të mbahet të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat