Dodik i reagon me ashpërsi Milatoviqit, që tha se në Srebrenicë është kryer gjenocid

Lajme

Dodik i reagon me ashpërsi Milatoviqit, që tha se në Srebrenicë është kryer gjenocid

Më: 8 prill 2023 Në ora: 06:36
Milorad Dodik dhe Jakov Milatoviq

Pas deklaratave të presidentit të zgjedhur në Mal të Zi, Jakov Milatoviq për gjenocidin serb të kryer në Srebrenicë, ka reaguar presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Ai ka thënë se Milatoviq ka zgjedhur që t’i bëj lajka Sarajevës dhe t’i ofendojë serbët dhe Republikën Srpska. Madje, Dodik ka deklaruar se përkundër humbjes së zgjedhjeve presidenciale nga Milo Gjukanoviq në Mal të Zi, ka fituar politika e tij anti-serbe.

“Presidenti i ri i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq e gjykon Srebrenicën sikurse paraardhësit e tij. Duke iu referuar vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare, pa përmendur vuajtjet e serbëve në dhe përreth Srebrenicës si dhe rezistencën e serbëve për të mos pranuar krimet që s’i kanë kryer, tregon se Milatoviq zgjodhi ta lajkatojë Sarajevën pa hezituar dhe t’i fyej serbët dhe Republikën Srpska. Është turp, mendoja që politika anti-serbe në Mal të Zi ishte mposhtur”, ka deklaruar Dodik.

Dodik ka thënë se Milatoviq nuk do të mund të zgjidhej president pa votat e serbëve.

“Mendoj se Milatoviq është një zgjidhje më pak e keqe se Gjukanoviq, por ai është më pak i vështirë për t’u rrëzuar se Gjukanoviq”, ka thënë Dodik, raportojnë mediat serbe.

Presidenti i zgjedhur së fundmi i Malit të Zi, Milatoviq ka thënë sot se në Srebrenicë është kryer gjenocid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat