INL-i vazhdon mbështetjen ndaj SHKK-së

Lajme

INL-i vazhdon mbështetjen ndaj SHKK-së

Më: 4 prill 2023 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Sot, Zëvendësuesi i Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Sami Gashi, priti në takim njoftues Këshilltarin e INL për SHKK-në, z. Patrice Lindor, i cili do të mbështesë në baza ditore Shërbimin Korrektues në ndërtimin e kapacitetit intelektual dhe në zhvillimin e mëtutjeshëm të SHKK-së.

Në takimit u diskutua për të arriturat e SHKK-së, të cilat falë mbështetjes së fuqishme të ambasadës amerikane, sot e bëjnë SHKK-në njërin ndër institucionet më kredibile në vend. Z. Gashi e informoi, z. Lindor rreth sfidave dhe të arriturave të SHKK-së, veçanërisht rreth programeve trajnuese për stafin dhe të burgosurit.

Gjatë takimit z. Lindor, vlerësoi lartë angazhimin dhe vendosmërinë e z. Gashi, për punën dhe të arriturat e deritanishme të SHKK-së.

Tutje u zotua se do ta mbështes SHKK-në në të gjitha fushat, veçanërisht në atë të ngritjes së kapaciteteve njerësore.

 Në fund të takimit z. Gashi tha se mbështetja e ambasadës amerikane është një motiv shumë i fortë për të vazhduar sigurt përmbushjen e misonit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat