Kurti takoi ambasadorin Guérot, diskutuan për takimin e sotëm në Bruksel

Lajme

Kurti takoi ambasadorin Guérot, diskutuan për takimin e sotëm në Bruksel

Më: 4 prill 2023 Në ora: 17:32
Foto nga vendngjarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Diskutimet janë zhvilluar mbi çështjet aktuale politike në vend me fokus marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe format e mënyrat për thellimin e tyre.

Po ashtu, siç është bërë e ditur në komunikatë, Kurti dhe Guérot kanë biseduar edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për procesin e dialogut,

Marrëveshjen Bazë dhe aneksin e zbatimit të saj sipas dakordimit të arritur në Ohër më 18 mars, si dhe për takimin e sotëm në Bruksel në nivel kryenegociatorësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat