Tallet Vuçiq: Kam dhimbje në dorën e djathtë, nuk mund të nënshkruaj marrëveshje

Lajme

Tallet Vuçiq: Kam dhimbje në dorën e djathtë, nuk mund të nënshkruaj marrëveshje

Më: 19 mars 2023 Në ora: 14:02
Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë në formë shakaje se ka dhimbje në dorën e djathtë, andaj nuk mund të nënshkruaj, pasi u pyet sot nëse do ta nënshkruajë marrëveshjen e arritur dje në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiqi tha se kjo dhimbje do vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme.

Ai ka lënë të nënkuptohet se ai nuk do të nënshkruajë marrëveshje normalizimi me Kosovën, gjatë mandatit të tij si president.

“Kam dhimbje të padurueshme në dorën e djathtë, vetëm me të mund të nënshkruaj dhe kjo dhimbje do të vazhdojë edhe katër vjetët e ardhshme”, ka thënë Vuçiqi para mediave në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat