Video që tregon më së miri se çka ka ndodhur në trazirat e marsit

Lajme

Video që tregon më së miri se çka ka ndodhur në trazirat e marsit

Më: 17 mars 2023 Në ora: 08:13
17 mars 2004

Më 17 mars 2004, filluan trazirat që më vonë do të përmenden si “Trazirat e marsit”. Këto trazira filluan pasi dy fëmijë shqiptarë në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër.

Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona, po atë natë treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serbët dhe se ata ishin duke ikur kur disa nga bashkatdhetarët e tyre u mbytën në lumë.

Të nesërmen, më 17, mars filluan protestat në shumë qytete të Kosovës, që shumë shpejt eskaluan në dhunë.

19 persona, humbën jetën gjatë këtyre trazirave.

UNMIK-u, për të mos ndezur situatën, nuk tregoi të vërtetën se çfarë kishte ndodhur.

Serbët shfrytëzuan këtë rast për të nxirë aspiratat e politikanëve nga Kosova për një Kosovë të pavarur dhe multietnike.

Se çka ka ndodhur atë ditë, e tregon më së miri kjo video:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat