Ish-deputetja serbe për takimin e Ohrit: Problemi nuk zgjidhet brenda natës

Lajme

Ish-deputetja serbe për takimin e Ohrit: Problemi nuk zgjidhet brenda natës

Më: 16 mars 2023 Në ora: 15:09
Tatjana Matsura

Tatjana Matsura, ish-deputete në Kuvendin e Serbisë, është shprehur skeptike për sa i përket takimit të Ohërit ku do të takohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas saj normalizimi i marrëdhënieve në mes serbëve dhe shqiptarëve nuk mund të ndodhë.

Siç raporton Tanjug, Matsura ka thënë se takimi i Ohërit nuk do të jetë i fundit.

Sipas saj, Serbia do ta mbrojë qëndrimin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat