Avokati Antonijevic: Do të ketë pasoja për Prishtinën nëse refuzon ta formojë Asociacionin

Lajme

Avokati Antonijevic: Do të ketë pasoja për Prishtinën nëse refuzon ta formojë Asociacionin

Më: 15 mars 2023 Në ora: 16:09
Milan Antonijevic

Avokati Milan Antonijevic ka thënë se do të ketë pasoja për Prishtinën, nëse refuzojnë të implementojnë gjithçka që është nënshkruar në marrëveshjen e Brukselit, duke përfshirë edhe formimin e Asociacioni të komunave me shumicë serbe.

Kosovo-Online raporton se Antonijevic ka deklaruar për medumin serb “Tanjug” se Asociacioni garanton të drejtat dhe sigurinë nga sektori i shëndetësisë, kultura e deri te Kisha Ortodokse Serbe.

“Escobar konfirmon gjithçka që ishte qëndrimi i qartë i SHBA-ve, dhe kjo është pjesa që ka të bëjë me Asociacionin dhe rrjedhën e mëtejshme të negociatave ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe domosdoshmërinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve në një periudhë më të shkurtër kohore, sepse askush që jeton në Kosovë sot meriton t'i nënshtrohet ashtu siç zvarritet kriza, të mos ketë një të ardhme të sigurt, që të mungojnë mundësitë ekonomike, këtë po i thotë qartë Uashingtoni Beogradit dhe Prishtinës, shumë më tepër Prishtinës për shkak të disa prej detyrimeve me të cilat përballen.” – ka thënë ai.

Vlen të përmendet se Kosova dhe Serbia tashmë kanë pranuar propozimin evropian, megjithëse, nuk kanë nënshkruar një marrëveshje.

Megjithatë, ka optimizëm se marrëveshja mund të nënshkruhet të shtunën, më 18 mars, në takimin që pritet të mbahet në Ohër.

Përfaqësuesit Josep Borell dhe Miroslav Lajçak pritet që të nisin takimet e ndara nga ora 10:00, për të vijuar më pas në një takim të përbashkët me kryeministrin Kurti e presidentin Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat