Arbanasi, fshat (arbëresh) dikur i izoluar sot lagje në qytetin e Zarës në Kroaci

Lajme

Arbanasi, fshat (arbëresh) dikur i izoluar sot lagje në qytetin e Zarës në Kroaci

Më: 13 mars 2023 Në ora: 18:39
Arbanasi

Komuniteti i arbëneshve të Zarës e ka ruajtur gjuhen, kulturën e trashëgiminë origjinale shpirtërore duke i rrezistuar gjate tre shekujve asimilimit.

Arbëneshet e Zarës janë me origjinë nga fshatrat përreth Liqenit të Shkodrës të cilët ishin larguar nga tokat e veta nga zullumi i turqëve dhe ne disa vale (1655, 1726-27 dhe 1733) përmes Bokës së Kotorit e Detit Adriatik kishin arritur me anije në bregun afër Zarës ku edhe sot ekziston komuniteti i tyre edhe pse janë shpërndarë në ndërkohë anembanë Kroacisë.

Nga ky komunitet kanë origjinën shumë njerëz dhe intelektual me fame te artit, kulturës, sportit e te politikes ne Kroaci: muziktarët familja Deshpali, këngëtari Gjani Marshan, sportistet Pino Gjergja, vëllezërit Bajko, kryebashkiaku i Zares Kallmeta, arkeologu e ilirologilu Alleksandar Stipçeviq dhe shumë të tjerë.

Në Arbanasi edhe sot gjeneratat e vjetra e flasin gjuhen gegërishte arbeneshe, këndojnë këngët e vjetra në ketë gjuhe dhe i ruajnë traditat origjinale te jetës shpirtërore, por për fat dita-dites janë në proces te vazhdueshëm te asimilimit për shkak te martesave me kroatë por megjithatë te vetëdijshëm për rrënjët shqiptarëve te origjinës se tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat