Avokati Kërveshi-Dalibor Jevtiqit: Distancohu e kërko falje, ndryshe shihemi në Gjykatë

Lajme

Avokati Kërveshi-Dalibor Jevtiqit: Distancohu e kërko falje, ndryshe shihemi në Gjykatë

Më: 10 mars 2023 Në ora: 09:12
Kreu i Komunës së Shtërpcës dhe anëtari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq

Kreu i Komunës së Shtërpcës dhe anëtari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, në llogarinë e tij në “twitter” ka shkruar për rastin e plagosjes së dy të rinjve serbë muaj më parë. Jevtiq ka shprehur pakënaqësinë e tij me kualifikimin e veprës për Azem Kurtajn si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Dhe ndërsa serbët ndalohen dhe dënohen pa prova, përpjekja për të vrarë serbët kualifikohet si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka shkruar Jevtiq.

Për këtë ka reaguar avokati i Azem Kurtajt, Kujtim Kërveshi duke thënë se një reagim i tillë është ndërhyrje dhe cenim i drejtësisë.

“Mbrëmë, Kryetari i komunës së Shtërpces, publikisht dhe në mënyrë arbitrare ka ndërhyrë në procesin gjyqësor të të mbrojturit tonë, duke paragjykuar rastin dhe cenuar dinjietin e klientit tonë, për çka, ne mbrojtja e z Kurtaj nuk do të rrimë duke bërë rolin e spektatorit! Duke komentuar në Twitter, i njejti paska spekuluar ndër të tjerash se, gjoja i mbrojturi jonë paska shtënë në drejtim të dy të plagosurve”, ka shkruar Kërveshi.

Avokati mbrojtës i Azem Kurtajt thotë se nuk ekziston asnjë dëshmi që Kurtaj ka shtënë në drejtim të personave të plagosur.

“Si pikë nisje, nuk ekziston asnjë dëshmi që i mbrojturi jonë ka shtënë në drejtim të të plagosurve!”, shton Kërveshi.

Ai tutje shkruan se Jevtic s’ka kompetencë profesionale për të folur rreth rastit, derisa statusin e tij e konsideron si veprim politik që ka për qëllim përfitimin.

“Jevtic nuk besoj se ka kompetencë profesionale e posacerisht nuk ka të drejtë të patagjykoj raste të cilat hynë në domenin e gjyqësorit, ti vlerësoj ato e të jap konstatime profesionale. Një veprim i tillë politik, besojmë ne, ka për qëllim vetem përfitimin politik në mesin e atyre që i besojnë një përfaqësuesi të tillë”, shprehet avokati nga Kosova.

Kërveshi e ka ftuar Jevticin që të distancohet nga gjuha toksike që ka përdorur në reagimin e tij dhe që të kërkojë falje, përndryshe e ka paralajmëruar për përballje në gjykatë.

“I njejti shkon edhe më larg, kur i jep kontekst etnik kësaj ngjarje dhe vazhdon duke konkluduar se “deri sa sërbët i paraburgosin dhe denojnë pa prova, tentim vrasja ndaj sërbëve kualifikohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshem”

Ky zotëriu për këtë deklakratë do të procedohet ligjerisht nga mbrojtja e z. Azem Kurtaj.

Me këtë rast, kushdo, kurdo dhe ku do që tenton me e etiketu z Kurtaj, me ndërhy në drejtësi, me e ofendu dhe/ose me shpifë dhe të fyej z. Kurtaj, ne do të kërkojmë që drejtësia të flas përshtatshmerisht dhe pa paragjykim, për aq sa ne na takon.  Si mbrojtje e z Kurtaj, as këtë deklarim e asnjë veprim të ardhshëm nuk do e tolerojmë dhe do e adresojmë sipas ligjit.E ftojmë z. Jeftic të distancohet nga kjo gjuhë toksike dhe të kërkoj falje publike, në rast të kundërt, shihemi në gjykatë!”, ka përfunduar Kujtim Kërveshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat