Bekim Haxhiu: Agron Haradinaj frymëzoi të rinjtë që të luftojnë për lirinë e vendit

Lajme

Bekim Haxhiu: Agron Haradinaj frymëzoi të rinjtë që të luftojnë për lirinë e vendit

Më: 5 mars 2023 Në ora: 18:15
Pamje nga varrimi i Agron Haradinajt

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Agron Haradinaj, luftëtarit të UÇK-së.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Agroni ishte shembulli i një djali të ri në moshë që frymëzoi të rinjtë që ttë luftojnë për lirinë e vendit.

“Në Gllogjan iu dha lamtumira e fundit luftëtarit të UÇK-së Agron Haradinajt. Agroni ishte nga luftëtarët e orëve të para të UÇK-së, që me shembullin e njé djali të ri në moshë frymëzoi të rinjtë që të luftojnë për lirinë e vendit.

Lavdi i qoftë veprës së Agronit! Pushoftë i qetë në tokën e Kosovës!” – ka shkruar Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat