Çfarë mesazhi çoi Vuçiq te populli serb gjatë pauzës nga Brukseli

Lajme

Çfarë mesazhi çoi Vuçiq te populli serb gjatë pauzës nga Brukseli

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 18:30
Aleksander Vuçiq

Para nisjes së takimit trepalësh në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit Aleksandar Vuçiq si dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell si ndërmjetësues, Vuçiq ka dërguar një mesazh për popullin serb.

Vuçiq, në mesazhin e tij në rrjete sociale, ka falënderuar të gjithë ata që i besojnë lidershipit të tij.

“Faleminderit të gjithëve që i besojnë lidershipit të shtetit të tyre dhe që besojnë ne do ta bëjmë më të mirën për shtetin tonë”, ka shkruar presidenti serb.

Takimi trepalësh ka filluar në ora 17:00.

Pas takimit të përbashkët, pritet një konferencë për media nga kryediplomati i BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat