Cili është emri më i shpeshtë i vendbanimeve në Kosovë?

Lajme

Cili është emri më i shpeshtë i vendbanimeve në Kosovë?

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Kushdo që ka pasion udhëtimet në distanca të gjata e kupton ndjenjën e kalimit nëpër një vendbanim që ka emrin e njëjtë me vendbanime të cilat i ka parë edhe diku tjetër. Po që se dikush kalon nëpër Kosovë, emrin Novosellë do ta shohë më së shpeshti.

Bazuar në të dhënat e ofruara nga databaza “OpenStreetMap”, në Kosovë emri Novosellë është më i shpeshti i përdorur për vendbanime.

Ky është emri i të paktën pesë fshatrave në Kosovë. Novosellë ka në Pejë, Vushtrri, Viti, Kamenicë e Gjakovë.

Image
Në Kosovë emri Novosellë është më i shpeshti i përdorur për vendbanime

Novosellë ka edhe në shtetet tjera të rajonit. Kuptimi i fjalës Novosellë është “fshat i ri”. E “Fshat të ri” ka edhe në Kroaci, Poloni e madje edhe Çeki. Këtë emër e kanë si vendbanim tetë shtete.

Në Shqipëri, bazuar në një hartë të përpiluar nga uebfaqja e specializuar për statistika “Langeist” që është bazuar në të dhënat e databazës “OpenStreetMap”, emri më i përdorur është Bregas në gjashtë raste.

Yenikoy është emri më i përdorur për vendbanim në një shtet të vetëm. Bëhet fjalë për 155 vendbanime në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat