Gjashtë kushtet e Albin Kurtit, ja si reagon Vuçiq

Lajme

Gjashtë kushtet e Albin Kurtit, ja si reagon Vuçiq

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 16:28
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i quajti “përralla” kushtet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ai tha se në fakt Kurti nuk do që ta formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme para deputetëve në Kuvendin e Kosovës u shfaq i “zbutur” lidhur me qëndrimin e tij për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kurti sot numëroi edhe 6 kushte që Kosova të veprojë në drejtim të themelimit të tij.

“1.Asociacioni duhet të jetë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës,

2.Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërroj emrin, duhet t’i shpërbej vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave,

3.Të drejtat e pakicave kombëtare dhe makinizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane,

4.Para vendosjes se Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ileagave,

5.Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke, dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës,

6.Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet e BE-së dhe të tjerët për mos pranimin e aplikimit të Kosovës në Bashkimin Evropian”, ishin kushtet që Kurti numëroi para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat