Moska presion Vuçiçit: Refuzo shantazhet e Perëndimit, jo sanksione ndaj nesh

Lajme

Moska presion Vuçiçit: Refuzo shantazhet e Perëndimit, jo sanksione ndaj nesh

Më: 28 janar 2023 Në ora: 15:32
Alexander Botsan-Kharchenko

Tentativat e SHBA-BE për të bindur Serbinë të pranojë planin franko-gjerman kanë alarmuar Rusinë.

Vuçiç e tha hapur se nuk ka rrugë tjetër dhe Moska po bën të gjitha tentativat ta ndalojë largimin e Beogradit nga gjiri i saj.

Zyrtarë të ndryshëm dhe madje përfaqësues të botës akademike dhe Kishës po bëjnë çdo gjë që plani frank-gjerman të dështojë.

Sot ka hyrë në lojë edhe diplomacia. Ambasadori rus në Serbi Alexander Botsan-Kharchenko ka akuzuar Perëndimin se po përdor shantazhe e kërcënime për të detyruar Serbinë të pranojë planin e paqes.

Ai e ka deklaruar hapur se ku është frika e Moskës. Sipas ambasadorit, Perëndimi kërkon të distancojë Beogradin nga Rusia.

“Në të vërtetë, Brukseli ka marrë një vendim për të kufizuar furnizimin me naftë ruse dhe Beogradi, pavarësisht statusit të tij si “kandidat në BE”, nuk pranoi. Qëllimi i tij tani është të frikësojë dhe ndëshkojë Beogradin për refuzimin e sanksioneve ruse”, tha ai.

Më tej ambasadori duket se ka dërguar mesazh të koduar, ku kërkon nga Serbia që të mos e pranojë atë plan.  Po ashtu ai ja bënë të qartë se Serbia nuk mund të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

“Ne kemi folur shpesh në detaje për përfitimet e dukshme për Beogradin nga bashkëpunimi në shkallë të plotë me Rusinë. Ka përfituar çmime të arsyeshme për burimet energjetike të marra vazhdimisht nga Rusia. Po ashtu, ka përfituar investime në shkallë të gjerë dhe modernizim të hidrocentrale dhe infrastrukturës hekurudhore. Gjithashtu do të ketë projekte të tjera teknologjike dhe inovative”, shtoi ai.

Pak ditë më parë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç nuk e përjashtoi mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Ndërkohë presidenti Vuçiç e ka bërë të qartës e do e pranojë propozimin franko-gjerman. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat