Historiani serb: Serbia të hyjë në BE, Kosova në OKB

Lajme

Historiani serb: Serbia të hyjë në BE, Kosova në OKB

Më: 25 janar 2023 Në ora: 13:35
Milan St. Protiq

Historiani serb Milan St. Protiq ka thënë se Serbia duhet të përpiqet të kërkojë anëtarësimin në BE për t'i dhënë një vend në OKB Kosovës.

Ish-kryetari i Beogradit thotë se anëtarësimi në tregun evropian nuk është mjaftueshëm tërheqës për Serbinë dhe se do të ishte më mirë të ofrohet anëtarësim i plotë me kufizime të caktuara që do të zgjasin dhjetë vjet ose më shumë.

Ai beson se i takon Serbisë që të kërkojë anëtarësimin në BE si zgjidhje për çështjen e Kosovës dhe në këmbim që Kosova të anëtarësohet në OKB, duke thënë se nuk e di se si do të reagonte BE-ja dhe nëse ndonjë vend do ta kundërshtonte hyrjen e Serbisë dhe zgjerimin e mëtejshëm të Unionit në përgjithësi.

“Nuk është e jona të parashikojmë, është e jona të ofrojmë një zgjidhje. Nëse dëshironi që çështja e Kosovës të zgjidhet, ja si mund të bëhet dhe të gjithë të marrin diçka. Nëse ju nuk dëshironi ta bëni këtë, atëherë mos prisni që çështja e Kosovës të zgjidhet dhe pastaj hyjmë në një situatë krejtësisht tjetër ku përgjegjësia është mbi ju, jo mbi ne, ne kemi ofruar zgjidhje, ju e refuzoni nga kokëfortësia juaj. Atëherë pesha për dështimin e negociatave do të binte mbi BE-në dhe do të ishte shumë interesante se si do të vepronin amerikanët në atë rast, nëse do të bënin presion mbi një nga ato vende që do të kundërshtonin hyrjen e Serbisë në BE”, thotë ai

Ai shton se “për Serbinë Prishtina nuk është negociatori kryesor, negociatori ynë është BE-ja, nëse mund të arrijmë marrëveshje me ta – mundemi”.

Ai po ashtu thekson se një opsion tjetër për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është që BE-ja t’i pranojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në të njëjtën kohë, me kufizime të caktuara.

“Dhe pastaj gjithçka zgjidhet me një lëvizje – nuk ka më as Kosovë, as Republika Srpska, as bota serbe apo shqiptare. Kjo do të ishte një zgjidhje ideale”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat