“Takimi që ndryshoi gjithçka”, “Nova” zbulon kërkesën e Vuçiqit që iu refuzua

Lajme

“Takimi që ndryshoi gjithçka”, “Nova” zbulon kërkesën e Vuçiqit që iu refuzua

Më: 25 janar 2023 Në ora: 11:19
Aleksander Vuçiqi dhe emisaret nderkombetarë

Mediumi serb “Nova.rs” bazuar në burimet e afërta me partinë e Aleksander Vuçiqit ka raportuar për takimin në mes të presidentit të Serbisë dhe pesëshes së emisarëve të kryesuar nga Lajçak dhe Escobar. Siç shkruan ky medium, përfaqësuesit ndërkombëtar i kanë prezantuar Vuçiqit një “ultimatum serioz”.

Ndërkohë sipas këtij burimi, Vuçiq ka kërkuar që të procedohet “hap pas hapi” me marrëveshjen, megjithatë pesëshja e emisarëve ka kërkuar që gjërat të lëvizin shumë më shpejt.

Kjo thuhet të ketë qenë edhe pika kryesore mospajtuese në mes të Vuçiqit dhe ndërkombëtarëve.

“Vuçiq ka propozuar të shkohet gradualisht, në faza, hap pas hapi. Prioriteti i tij është që të krijohet Asociacioni, pastaj të shkohet gradualisht tutje me negociatat. Pesëshja qartë e kanë thënë që s’ka hapësirë për negociata graduale apo në faza, dhe që pranimi dhe implementimi i të gjithë marrëveshjes duhet të diskutohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë ky burim.

Ky burim i NOVA-s ka thënë se Vuçiq në këtë takim e ka përmendur edhe faktin se kërkesën ndërkombëtare duhet t’ua shpjegojë qytetarëve të Serbisë dhe se për këtë i duhet kohë.

Megjithatë ndërkombëtarët raportohet t’i kenë thënë se është president i Serbisë, se e ka punë që ta bëjë një gjë të tillë dhe se “nuk është problem i tyre”.

Pas këtij takimi presidenti serb ka mbajtur një konferencë për media ku ka thënë se Serbia është e gatshme ta pranojë dhe të punojë për implementimin e propozimit franko-gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat