Lajçak takohet me Daçiq, bisedojnë për dialogun Kosovë - Serbi

Lajme

Lajçak takohet me Daçiq, bisedojnë për dialogun Kosovë - Serbi

Më: 24 janar 2023 Në ora: 21:01
Foto nga takimi

Emisari Special i Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë – Serbia, Miroslav Lajçak ka takuar kryediplomatin serb, Ivica Daçiq.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka treguar se me Daçiq ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Mirëprita sot në Bruksel ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq. Kemi shkëmbyer mendime rreth Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të aspiratave të Serbisë për në BE.” ka shkruar Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat