Mercenarët rusë – Wagner veprojnë nëpër Serbi, zyrtarët serb Vulin, Gashiç e Daçiq heshtin

Lajme

Mercenarët rusë – Wagner veprojnë nëpër Serbi, zyrtarët serb Vulin, Gashiç e Daçiq heshtin

Nga: F.B. Më: 15 janar 2023 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Pas publikimit të lajmit nga mediet amerikane lidhur me formacionet paraushtarake “Wagner” se ata ndodhen në Serbi me qëllim kundërshtimin e aktiviteteve të diasporës ruse kundër Putinit, “Nova.rs” ka tentuar të marr deklarata nga zyrtarët serb rreth këtij grupi mercenarësh rus dhe veprimeve të tyre, por asnjëra adresë nuk është prononcuar lidhur me këtë temë, transmeton “Bota Sot”.

Nuk ka pas përgjigje as nga ministria e jashtme, as BIA dhe as nga ministria e jashtme, në pyetjen nëse formacioni “Wagner” është i pranishëm dhe pse janë lejuar e çfarë do bëjë shteti lidhur me ata.

Politiko: Wagnerët nga dhjetori janë në Serbi

Përkundër përpjekjes për informata shtesë nga “Nova.rs”, sipas medieve amerikane ata ndodhen tashmë në Serbi dhe pas grupit mercenar ndodhet njeriu me nofkën “kuzhinieri i Putinit”.

”Politiko” ka mësuar se ShBA janë të shqetësuar lidhur me shtrirjen e grupit paraushtarak mercenar rus në disa vende edhe Serbi dhe konstaton se në Beograd ata ndodhen nga dhjetori që shkoi me qëllim ndalimin e narrativit kundër rus.

Ky nuk është rasti i parë i ndërlidhjes së grupit mercenar nga Rusia me Serbinë, pasi në vitin 2017 një shtetas serb u dënua për pjesëmarrje në Ukrainë si pjesë e këtij grupi, që konfirmon praninë e tyre në Beograd nga 2020.

Vuçiq: Ai formacion nuk ka çka lyp në Serbi sikur as NATO

Pak ditë para raportimit të medieve rreth grupit “Wagner”, Vuçiq ka deklaruar se “ai formacion nuk ka çka lyp në Serbi “"A duhet të ju bëjë lajka Wagnerëve?" Unë nuk do të gjykoj askënd, ju nuk keni çfarë të bëni në Serbi, as ju dhe as NATO. Ne duhet të bashkëpunojmë me NATO-n sepse ju rusët e keni lënë Kosovën, dhe ne bashkëpunojmë me ju sepse jemi miq, sepse ju na ndihmoni në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha Vuçiq.

Edhe zyrtari amerikan Chollet këshilltari i DSh foli për këtë grup duke shprehur shqetësimin e veprimit të mercenarëve rus "Kemi vërejtur se grupi Wagner po përpiqet të rekrutoj ushtar në Serbi dhe vendet tjera dhe kjo duhet ndaluar. Ka shqetësim lidhur me këtë dhe ne shprehem brengën tonë, por i gëzohem bashkëpunimit për ndalimin e këtyre veprimeve” tha Chollet.

Rrëmbime edhe krime lufte

Grupi Wagner ndodhet në qendër të medieve për shkak krimeve dhe kontrollit në Soledar të Donbasit, ku kishte luftëra të përgjakshme, rrëmbime edhe krime në përpjekje të marrjes së minierës së kripës, si kanë vepruar edhe me vend minerare në Siri edhe Republikën qendrore afrikane.

Moska deri në luftën në Ukrianë ka mohuar lidhjet me këtë grup dhe cilësohej “grup ushtarak privat” i formuar nga ish oficeri dhe veterani rus nga Çeçenia Dmitrij Utkin, ndërsa muaj më parë biznesmeni rus Jevgenij Prigozhin pranoi se qëndron prapa këtij grupi.

Prigozhin, biznesmen nga Sankt Peterburgu me nofkën „Kuzhinieri i Putinit“ ka marr tenderët për furnizim me ushqim të ngjarjeve në Kremlin dhe u pa duke fol me të burgosur për rekrutimin e tyre për frontin në Ukrianë.

Llogaritet se ky grup ka rreth 20 mijë mercenar që luftojnë në anën ruse kundër Ukrianës dhe ata përbëjnë 10 për qind të forcave ruse në Ukrainë, ka njoftuar qeveria britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat