A e tërhoqi Somalia njohjen e pavarësisë së Kosovës? Ambasadori somalez nuk jep shenja të ketë ndodhur

Lajme

A e tërhoqi Somalia njohjen e pavarësisë së Kosovës? Ambasadori somalez nuk jep shenja të ketë ndodhur

Më: 10 janar 2023 Në ora: 11:54
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi është takuar sot me ambasadorin e Somalisë atje, Jama Mohamed

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi është takuar sot me ambasadorin e Somalisë atje, Jama Mohamed. Siç ka njoftuar diplomati somalez në “twitter” me ambasadorin Vrenezi kanë pasur një takim produktiv e ku kanë diskutuar për forcimin e raporteve bilaterale.

“I nderuar që prita ambasadorin Agron Vrenezi, ambasador i Kosovës në Turqi. Ne patëm një diskutim produktiv për forcimin e raporteve tona bilaterale, shkëmbyem informacione dhe pikëpamje rreth çështjeve aktuale në rajon”, ka shkruar ambasadori somalez, Jama Mohamed.

Një takim i tillë në Ankara vjen pak ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq doli me pretendimet e tij se Somalia është një nga shtetet që e ka “çnjohur pavarësinë e Kosovës”.

Edhe ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media ka mohuar kategorikisht pretendimet e presidentit të Serbisë për punën e njohjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat