Në dyshimet për korrupsion në Spitalin e Vushtrrisë, i përfshirë edhe anëtari i Bordit të SHSKUK-së

Lajme

Në dyshimet për korrupsion në Spitalin e Vushtrrisë, i përfshirë edhe anëtari i Bordit të SHSKUK-së

Më: 9 janar 2023 Në ora: 15:29
Isuf Zekaj

Në dyshimet për korrupsionin në Spitalin e Vushtrrisë është i përfshirë edhe anëtar i Bordit Drejtues të SHSKUK-së Isuf Zekaj.

Zekaj i cili po hetohet nga Prokuroria në Mitrovicë nën dyshimet për marrje të ryshfetit nga pacientët për të kryer operacionet, është emëruar në pozitën e anëtarit të Bordit Drejtues të SHSKUK-së në korrik të vitit të kaluar nga Qeveria Kurti në kohën kur MSH udhëhiqej nga Rifat Latifi.

Zekaj bashkë me dy kolegë të tij kirurgë, Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj, janë duke u hetuar pasi dyshohet se kanë marr para nga pacientët kinse për të blerë materialet e nevojshme për operacion, kryesisht rrjeta dhe klipa.

Hetimet ndaj kirurgëve kanë filluar vitin e kaluar pas inicimit të rastit nga gazetari i Gazetës Shneta, Bujar Vitija. Hetimet i ka konfirmuar edhe prokurorja e rastit Fetije Bajrami në Mitrovicë.

Gazetari Vitija i kishte siguruar disa video nga një sinjalizues në Spitalin e Vushtrrisë, të cilat kanë zbardhur dëshmitë e pacientëve dhe familjarëve për korrupsionin në këtë institucion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat