Me një këngë nacionaliste në sfond, serbët protestojnë në Shtërpcë pas plagosjes së dy të rinjve

Lajme

Me një këngë nacionaliste në sfond, serbët protestojnë në Shtërpcë pas plagosjes së dy të rinjve

Më: 8 janar 2023 Në ora: 12:30
Protesta në Shtërpcë

Në Shtërpcë, komunën e vogël afër Ferizajt, të banuar me shumicë serbe, janë mbledhur një numër i tyre për të protestuar pas plagosjes së dy të rinjve serbë të premtën.

Protestën e parlajmëroi zyrtari i Listës Serbe, kryetari i kësaj komune, Dalibor Jevtiq.

Ndërsa serbët u mblodhën para Shtëpisë së Kulturës në Shtërpcë, një këngë e zakonshme nacionaliste serbe po e përcjell protestën.

Krerët e instutucioneve vendore dhe diplomatët ndërkombëtarë e dënuan aktin e plagosjes së dy të rinjve serbë (11 dhe 21 vjeç). Por kjo s’i ka mjaftuar presidentit serb, Aleksnadar Vuçiq, i cili në një paraqitje televizive sot i ka përshkruar ndërkombëtarët si kundërshtarë të serbëve. Kjo, pasi që ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dje në një deklaratë falënderoi autoritetet e Kosovës që e kapën shpejt të dyshuarin. I dyshuari është pjesëtar i FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat