Daçiq i bindur: Edhe nëse Serbia e njeh Kosovën, 5-shja e BE-së s’ndryshon qëndrim

Lajme

Daçiq i bindur: Edhe nëse Serbia e njeh Kosovën, 5-shja e BE-së s’ndryshon qëndrim

Më: 6 janar 2023 Në ora: 13:32
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka pretenduar se Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja – pesë shtete të Bashkimit Evropian – nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës edhe nëse Serbia bënë një akt të tillë – njeh shtetësinë e Kosovës.

Daçiq, është shprehur i bindur se qëndrimi 5 shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës do të mbetet i pandryshuar.

“Këto vende kanë qenë nën presion të madh për një kohë të gjatë, por Serbia e di mirë se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar. Secili prej atyre vendeve ka arsyet e veta të brendshme pse nuk e njeh Kosovës, nuk është çështje e kërkesë sonë apo presionit të dikujt tjetër. Madje disa prej tyre thonë se nuk do ta njohin Kosovës edhe nëse Serbia e njeh, gjë që natyrisht nuk do të ndodh”, ka pretenduar Daçiç, raporton e përditshmja serbe, N1.

Ndryshe nga Daçiç, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, gjersa po raportonte për punën e dikasterit të cilën ajo e drejton në Komisionin për Punë të Jashtme, pati garantuar se Kosova gjatë vitit 2022 kishte punuar fuqishëm për të siguruar njohje të reja me një përqendrim të veçantë në 5-shen mosnjohëse të BE-së.

“Kemi punuar në mënyrë specifike me pesë shtetet mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës në kuadër të BE-së. Mendojmë që sfidat kryesore në përcaktimet tona euro-atlantike na vijnë nga ato shtete. Prandaj frytet e këtij angazhimi presim të marrim gjatë vitit 2023”, kishte deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat