Guvernatori Mehmeti: Diaspora vitin e kaluar solli në Kosovë 3 miliardë euro - vetëm nga Zvicra mbi 600 milionë CHF

Lajme

Guvernatori Mehmeti: Diaspora vitin e kaluar solli në Kosovë 3 miliardë euro - vetëm nga Zvicra mbi 600 milionë CHF

Më: 5 janar 2023 Në ora: 17:07
Fehmi Mehmeti

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch i ka dhe nje bilanc hyrjeve financiare nga diaspora shqiptare ne Kosovë gjate vitit te klauar.

Sipas guvernatorit kosovar mbi 3 miliardë euro diaspora shqiptare nga Zvicra dhe vendet e BE-së  sollen në Kosoves gjatë vitit të kaluar »

Siç ka bërë të ditur guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës z.Mehmeti, kjo është 5.5 për qind (vetem për remitenca) më shumë se vitin e kaluar. Mehmeti shtoi se rritja ekonomike në vitin 2022 është deri në katër për qind.

Duke folur për diasporen kosovare ne Zvicër guvernatori kosovar ne vazhdim ka pohuar se « Ne total te hyra nga Zvicra (janar-shtator) jane 570.7 milionë përfshirë ketu shpenzimet e udhetimeve 267.8 milionë, remitencat 171.4 milionë dhe Investimet  e huaja direkte 132.5 milionë.  »

Ekonomia e Kosovës filloi në vitin 2022 me një perspektivë të mirë si rezultat i vitit 2021 të suksesshëm, i cili u karakterizua me një rritje prej 10.75 për qind. Gjatë vitit 2022, ndryshimi i dinamikës globale, pasojat e luftës, u pasuan me rritje të inflacionit, ndryshim të politikës monetare, rritje të normave të interesit dhe ngadalësim të rritjes së tregtisë botërore.

Sipas vlerësimit të BQK-së, parashikimet tona janë që rritja ekonomike këtë vit të jetë tre deri në katër për qind. Ngjashëm me parashikimet e FMN-së – tha Mehmeti. 

Mehmeti tha se inflacioni mesatar deri në nëntor 2022 ka arritur në 11.2 për qind, që është 3.4 për qind më i lartë krahasuar me vitin paraprak.

Sipas gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch mbi 70 mijë shqiptare nga Lugina e Preshevës (Serbia Jugore) gjenden aktualisht ne vendet e BE-së deri në Amerikë. Vetëm në Zvicer janë mbi 20 mijë sish.

Kjo është diaspora shqiptare ner Jug te Srbisë, kufi me Kosoven dhe Maqedonine Veriore, qe vjen kryesisht nga tre qytete shqiptare: Medvegja, Bujanoca dhe Presheva si dhe ne qytete tjera te Serbisë, deri në Beograd e Novi Sad.

Këtë e ka konfrimuar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, për Tanjug, e cila duke mos permedur cila diaspore, tha se « për 10 muajt e parë të vitit te kaluar te hyrat ne Serbi nga eksporti dhe diaspora janë më shumë se dy miliardë euro, që vijne më së shumti nga Zvicra dhe vendet tjera evropiane… »

Diapsora shiptare, kresisht ata nga Kosova për te shkuar ne pushime apo dite festash, në Kosovë ata duhet te kalojne përmes Serbise (tranzit, rreth 500 km ne autostarden e korrigodrit 10-te) nga kufir i Kroacise apo Hungarise ne drejtim të Prishtines, Shkupit dhe Tiranes…

Sipas burimeve tona diaspora shqiptare nga Lugina e Preshevës (Zvicra dhe vende të tjera evropiane), edhe pse injorohet nga Beogradi, ata për çdo vit mbushin arkat e buxhetit te Serbisë me mbi 100 milionë euro ne vit, ku vetem nga Zvicra ju shkojne mbi 50 milionë franga zvicerane?! Sikur Serbia të rrespektonte edhe shqiptaret e Lugines se Presheves, siq rrespekton edhe parate e tyre, do ishte me mire..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat