Vuçiq: Ky është mandati im i fundit

Lajme

Vuçiq: Ky është mandati im i fundit

Më: 4 janar 2023 Në ora: 22:23
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka mbajtur një konferencë vjetore për media.

Ai ka bërë të ditur se ky është mandati i tij i fundit dhe se nuk do ta ndryshojë Kushtetutën.

“Ka njerëz që e dinë se vendi i tyre është më i rëndësishëm se liderët dhe partitë politike, sa më shpejt që të jetë e mundur do të përpiqem t'u raportoj qytetarëve se çfarë ka ndodhur në 2022 dhe çfarë presim në 2023. Nuk do të jepja nota më të mira, nëse do ta përshkruaja me superlativë, por arritëm të ruanim stabilitetin financiar, ekonominë tonë, të kishim rritje midis 2.3 dhe 2.5 për qind, të rrisnim pagat dhe pensionet më të lartat në Europë. Vetëm një shteti në Evropë mund të krahasohet me ne”, tha Vuçiq.

“Vitin tjetër nuk do të jem as kryetar i një partie politike, puna ime është të jem në krah të qytetarëve dhe për aq kohë sa të mundem do ta bëj në mënyrën më të mirë të mundshme, pavarësisht rrethanave të vështira që kemi”, vazhdoi Vuçiq.

Më pas ai tha se norma e borxhit publik të Serbisë është në top pesëshen në Evropë dhe se ky është një sukses i madh.

“Këtë e them sepse nuk mund të nxirret asnjë parametër në ekonomi dhe të thuash mjafton, duhet të kesh parasysh dhjetë parametra që të mund të nxjerrësh përfundime, ne kemi shkallën më të ulët të papunësisë në histori, nuk ka qenë kurrë 8.9%. Kursi i dinarit ka qenë solid që nga viti 2012”, tha ai dhe shtoi se Serbia ka 62 për qind të gjithsej investimeve perëndimore në Ballkanin Perëndimor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat