Paralajmëroi më shumë investime amerikane në Serbi, politikani serb i reagon Hillit

Lajme

Paralajmëroi më shumë investime amerikane në Serbi, politikani serb i reagon Hillit

Më: 3 janar 2023 Në ora: 11:29
Dragan Djilas dhe Christopher Hill

Kryetari i partisë serbe, Liri dhe Drejtësi, Dragan Djilas, i ka reaguar ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, të cilin e ka pyetur atë se çfarë saktësisht i frymëzon investitorët në SHBA për të investuar në Serbi.

Ambasadori Hill ka thënë se do të ketë më shumë investime amerikane në Serbi në vitin 2023 dhe se kompanitë amerikane shohin frymëzim në Serbi.

E për këtë, Dilas ka pyetur se çfarë i frymëzon Serbia investitorët amerikanë, duke përmendur disa pika që janë jo në nivelin e duhur në Serbi.

“I nderuar Ambasador,

Secili prej nesh mbështet ardhjen e investitorëve nga SHBA, por më intereson se çfarë i frymëzon ata saktësisht:

1. niveli i të drejtave dhe lirive të njeriut

2. politika e jashtme e Serbisë

3. liria e mediave

4. gjyqësori i pavarur

5. lufta kundër korrupsionit

7. të drejtat e punës

8. diçka tjetër”, ka pyetur ai në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat