“Naj blej ca birra, nëse dëshiron me të…”, si u përball me policët serbë artisti i njohur, pas xhirimeve të këngës në vitin 1998

Lajme

“Naj blej ca birra, nëse dëshiron me të…”, si u përball me policët serbë artisti i njohur, pas xhirimeve të këngës në vitin 1998

Më: 2 janar 2023 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Përveç 18 këngëtarëve të cilët ishin pjesëmarrës të këngës “Kosova Calls for Peace”. Në instrumente luajtën edhe bravurozët Valon Gashi-kitarë elektrike dhe Burim Krasniqi në çifteli.

Valon Gashi në një prononcim për emisonin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”, ka treguar një ngjarje të rëndë që i kishte ndodhur me policinë serbe gjatë kthimit në shtëpi, pas realizimit të projektit “Kosova Calls for Peace”.

“Ky është njëri nga projektet më të rëndësishme muzikore në të cilat kam marrë pjesë. Ka qenë viti 1998, ku kishte filluar lufta, pra në Prekaz dhe në pjesë të tjera të Kosovës. Atë ditë çdo gjë ka shku mirë, edhe incizimi i këngës edhe xhirimi i klipit. Deri sa erdhi koha me u kthy prej shtëpisë së Sinan Vllasaliut deri në timen, ku ka qenë rrugës një post-bllok shumë i rrezikshëm i Policisë. Ata më ndalën…

Isha një djalë i ri 21 vjeç me kitare në dorë, edhe ata më thanë, ‘instrumentin ta kthejmë vetëm nëse ke lek, me na ble ca birra’. Fatmirësisht unë kisha lek, ia bleva birrat dhe ata ma kthyen kitarën. Fatmirësisht atë natë u ktheva shëndosh e mirë në shtëpi” ka potencuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat