Ndarja e Kosovës, fund i Speciales dhe marrëveshje finale, veprimtari nga Amerika flet rreth “bombës” dhe historisë së pa treguar

Lajme

Ndarja e Kosovës, fund i Speciales dhe marrëveshje finale, veprimtari nga Amerika flet rreth “bombës” dhe historisë së pa treguar

Nga: N.E. Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 09:41
Ish- i derguari special për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell dhe ish- presidenti Hashim Thaçi

Veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi, ka reaguar pas shkrimit të ish-ambasadorit të SHBA-së në Gjermani dhe ish- të dërguarit special për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell.

Bekteshi ka thënë se Grenell zbuloi edhe një kundërmimë për herë të parë dhe hapi një “konservë me krimba” në lidhje me dialogun, Thaçin, Specialen dhe padinë.

“Një histori e pa treguar! Ish ambasadori i ShBA-ve në Gjermani dhe ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, sot në Tëitter “cicëroi”, por kjo si ngjante një cicërime, por ishte një ushtimë e padëgjuar më parë. Grenell, sot zbuloi edhe një kundërmimë për herë të parë, hapi një “konservë me krimba” në lidhje me dialogun, Thaçin, Specialen, dhe padinë.

Edhe sa kohë Grenell do t’i mbaj fshehur ngjarjet enigmatike, a është ushtima e sotme vetëm fillimi, nga ky njeri i dështuar që mban çelësin dhe autorësinë e një drame të pashfaqur deri në fund. A do t’i pëlqejë Vuçiqit dalja në dritë e këtij realiteti, që njëkohësisht ishte edhe dështimi i planeve të tij hileqare, që të ç beje Gjykatën Speciale në këmbim të tokës shqiptare.

Kështu shkruan Grenell në Twitter sot:

“Jack Smith vendosi të padiste Hashim Thaçin pasi i thashë Bruce Schëartz-it te DOJ (Department of Juistice/Departamenti i Drejtesise) se palët ranë dakord t’i jepnin fund Gjykatës Speciale dhe Jack Smith do të humbiste punën e tij.

Thaçi po vinte në Shtëpinë e Bardhë te Trump-i për t’i dhënë fund marrëveshjes finale

Jack Smith iu vërsul për ta paditur””, ka shkruar Bekteshi.

Ai ka thënë se lindin dyshimet e mëdha pse Grenell e mbajti të fshehur një ngjarje të rëndësishme.

Bekteshi pyet nëse ish- i dërguari për dialog e ka din se me këtë deklaratë e dëmton mikun e tij Thaçin dhe Vuçiq, gjersa pyet nëse për këtë kanë qenë të njoftuar edhe “patericat” e thyera të PDK-së në LDK.

“Tani lindin dyshimet e mëdha, pse z. Grenell e mbajti të fshehtë kaq kohë një ngjarje të rëndësishme, pse ai e mashtroi publikun ndërkombëtar dhe atë shqiptar se ai s’kishte dëgjuar ndonjëherë për ndarje të Kosovës me veshët e tij, pse zgjodhi këtë kohë që të tregoj një histori të pafolur, a ishte me qëllim apo vetëm një aksident. A është i vetëdijshëm Grenell, se ai me ketë deklaratë e dëmton fort mikun e tij Thaçin. Grenell, a e dëmton me këtë 'bombë' edhe mikun e tij, Vuçiq.

Po 'patericat' e thyera të PDK-së në LDK, a i din të gjitha këto z. Hyseni, masha e HTH, po Hoti, a ishin nis me Thaçin në DC me thes në kokë, apo i dinin të gjitha detajet. Tani të presim nga këta dy protagonistë kyç të rrëfejnë edhe narracionin e tyre të pathënë. Heshtja do të ishte aprovim i asaj që deklaroi Grenell”, ka deklaruar veprimtari nga Amerika.

Tutje, ai ka thënë se pretendimet se a ka pasur lobim për ndarje të Kosovës bile me para të shtetit dhe “bomba” e fundit e Grenell se “palët ranë dakord t’i jepnin fund Gjykatës Speciale” dhe se “Thaçi po vinte në Shtëpinë e Bardhë të Trump-it për t’i dhënë fund marrëveshjes finale”, duhet të zbardhen.

“Kosova ka gazetarë të talentuar për një gazetari të mirëfilltë hulumtuese, por, çështja është se, a janë ata të kërcënuar që t’i shkojnë lajmit dhe të vërtetës deri në fund, apo ndoshta s’ia vlen rreziku për një mision, që po na përcjell vazhdimisht vitet e fundit.

Pretendimet se, a ka pas lobim për ndarje të Kosovës bilës edhe me para të shtetit, dhe kjo 'bomba' e fundit e Grenell-it “se palët ranë dakord t’i jepnin fund Gjykatës Speciale”, dhe se “Thaçi po vinte në Shtëpinë e Bardhë te Trump-i për t’i dhënë fund marrëveshjes finale”.

Këto tema në asnjë rrethanë nuk duhet të mbesin në errësirë por të zbardhen për hir të së vërtetës dhe interesit shtetëror. Pra, disa TV studio që merren me kritika banale që u shkojnë përshtati grupeve kriminale në veri, duke bërë pyetje se pse policët tanë kanë mbet të ngujuar, do të ishte më e udhës të hulumtohet se kush ishin ata politikanë që bashkëpunuan me Listën serbe, pra, me ata që sot sulmojnë policinë e Kosovës me të gjitha mjetet në dispozicion, por edhe me ndihmën e elementeve të Wagner-it rus”, ka përfunduar Bekteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat