Gjendet familja e të moshuarit të humbur në Ferizaj

Lajme

Gjendet familja e të moshuarit të humbur në Ferizaj

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 15:53
Gjendet personi i humbur

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur familja e të moshuarit, i cili sot ishte hasur nga Policia e Kosovës në një rrugë të Ferizajt.

PK-ja përmes një njoftimi ka bërë të ditur se i moshuari i është dorëzuar familjarëve.

“Ju njoftojmë se janë lajmëruar familjarët e personit të humbur në Ferizaj, për të cilin kërkuam bashkëpunim me qytetarë, si person i humbur. Tani ai i është dorëzuar familjarëve të tij. Faleminderit të gjithëve për bashkëpunim”, thuhet në njoftim.

Sot Policia njoftoi se rreth orës 14:00, policia e stacionit në Ferizaj, në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj kishte hasur në një person të humbur i moshës së shtyrë, i cili nuk din të flas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat