Policia has në një qytetar të moshuar që nuk di të flasë, u kërkon familjarëve që të lajmërohen

Lajme

Policia has në një qytetar të moshuar që nuk di të flasë, u kërkon familjarëve që të lajmërohen

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 15:21
Person i humbur

Policia e Ferizajt, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët. Pasi që në rrugën ” Zenel Hajdini” në Ferizaj, ata kanë hasur në një person të moshës së shtyrë, i cili nuk din të flas.

‘’Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë – Person i humbur

Sot, rreth orës 14:00 policia e stacionit në Ferizaj, në rrugën ” Zenel Hajdini” në Ferizaj ka hasur në një person të humbur i moshës së shtyer, i cili nuk din të flas.

Lusim familjarët e tij, apo personat që mund ta njohin, të lajmërohen në stacionin policisë në Ferizaj, përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ apo të thërrasin në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Aktualisht ai është në stacionin e policisë në Ferizaj’’, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat