Rada Trajkoviq vazhdon të përballet me probleme, ndalohet në Merdare 

Lajme

Rada Trajkoviq vazhdon të përballet me probleme, ndalohet në Merdare 

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 10:56
Rada Trajkoviq

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka bërë të ditur se është ndaluar në pikën kufitare Merdare.

Sapo më ndaluan në vendkalimin Merdare. Jam e përjashtuar nga trafiku dhe pa shpjegim nuk më lejohet të hyj në Kosovë”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.

Ajo shtoi se ka udhëtuar për t’u takuar me përfaqësues të zyrës greke në Kosovë dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Unë kërkoj lirinë e lëvizjes”, është lutur Rada Trajkoviq në një postim në llogarinë e saj në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat