Petkoviq: “Kurti me dhunë na i mori ulëset e këshilltarëve komunal në Mitrovicën serbe”

Lajme

Petkoviq: “Kurti me dhunë na i mori ulëset e këshilltarëve komunal në Mitrovicën serbe”

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 15:37
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, pretendon se “fakti që sot shqiptarët morën ulëset e këshilltarëve serbë në komunën “serbe të Mitrovicës” përmes dhunës ligjore dhe veprimeve të njëanshme, Kurti po përpiqet të krijojë një komunë të pastër monoetnike shqiptare në veri”.

Ai ka thënë se “askush nuk ka votuar për shqiptarët që sot morën vendet e këshilltarëve komunalë dhe se nuk kanë as shumicën e as mbështetjen e popullit serb”.

“Në këtë mënyrë Kurti po përpiqet të krijojë një komunë të pastër monoetnike shqiptare në veri të Kosovës, dhe pikërisht kjo është pasqyra e gjoja demokracisë dhe “të ashtuquajturit” sundim të ligjit të Albin Kurtit, që një komunë e pastër serbe, pavarësisht rregulloreve dhe marrëveshjeve, është marrë dhe drejtuar nga shqiptarët”, pretendon Petkoviq, pa përmendur se vet serbët i kanë braktisur ato pozita, dhe sipas tij, “sundimi i ligjit” duhet të ishte bllokimi dhe mosfunksionimi i institucioneve, e që në të vërtet ishte edhe qëllimi i dështuar i shefi të tij.

“Shkelja brutale e sotme e të drejtave të serbëve është një tregues se lufta dhe rezistenca demokratike dhe “paqësore” e popullit serb janë më korrekte dhe më të justifikuara se kurrë, sepse kjo është e vetmja gjë që u ka mbetur serbëve në Kosovë përballë valës së veprimeve të pacivilizuara dhe jodemokratike, dhunës fizike dhe ligjore.

Tashmë është e qartë se tërheqja e Kosovës nga mbajtja e zgjedhjeve në veri të Kosovës më 18 dhjetor nuk është kurrfarë tërheqje e Kosovës, e as përpjekje për të qetësuar tensionet, por një plan tinëzar dhe një farsë e Albin Kurtit, i cili paraprakisht ka menduar se si t’i marrë komunat serbe me dhunë legale dhe pa zgjedhje dhe të dërgojë policët e tij në veri”, thotë Petkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat