Reagon ish Sekretari i PSHDK-së Emanuel Demaj pas largimit të Anton e Rajmond Pllumbit nga PSHDK

Lajme

Reagon ish Sekretari i PSHDK-së Emanuel Demaj pas largimit të Anton e Rajmond Pllumbit nga PSHDK

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 11:00
Emanuel Demaj

Unë si ish sekretar i PSHDK-së për tetë vite, dy mandate, kisha nderin të punoja me Antonin, e sidomos ne kohën kur arritëm një marrëveshje dhe e bashkuam PSHDK/në, ishim ata të cilët e bashkuam, pa prezencën e kryetarit të PSHDK-së, Ukë Berisha dhe kryetari të PDKI-së, Zef Morina, andaj vendosa që të shkruaj këtë reagim pasi lexova një postim lidhje me largimin e Antonit dhe Rajmondit.

Kjo që ka ndodhur me këto largime, apo vetëlargime, është për të ardhur keq, sepse Antoni ishte një njeri besnik i kryetarit aktual Zef Morina dhe një demokristianë i dëshmuar, kjo situatë dhe kjo logjikë e mbylljes ne disa individë, nuk të çon drejtë një sukses, por kjo është një vetëkënaqësi, sepse PSHDK-ja aktualisht është e mbyllur, parti me një bashkësi të degëve, vetëm në Gjakovë, dhe atje ka dyshime për disa mosmarrëveshje të brendshme, por shpresoj nuk do të jetë kështu.

Sot PSHDK-ja ka vetëm një BD (Bashkësi të Degëve) aktive, atë të Gjakovës, asnjë BD tjetër nuk është aktive!

Pse ndodhi kjo, sepse logjika e politikës së mbyllur dhe te eliminimit, siç ka ndodhur me shkarkime e me eliminime të shumë figurave ndër vite, mos aktivizimi i BD-ve tjera, gjithashtu aktivitetet partiake dekorativ për sa i përket opinionit, nuk i rrisin as votat dhe as elektoratin, udhëtimet nëpër diasporë janë thjesht kotësi kur partia nuk është e konsoliduar nga brenda, ndërsa votuesit dhe elektorati janë ne Kosove, jo në diasporë, duhet mobilizim, aktivitete dhe punë edhe jashtë Gjakovës, dhe ky vullnet dhe angazhim po i mungon kryetarit dhe kryesisë, vetëkënaqësia e brendshme po e ngulfat zhvillimin e PSHDK-se.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat