Qytetari tregon si i mbeti kamioni në barikada, tregon se personat ishin të maskuar dhe flisnin në gjuhën serbe

Lajme

Qytetari tregon si i mbeti kamioni në barikada, tregon se personat ishin të maskuar dhe flisnin në gjuhën serbe

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 16:07
Pamje nga barikadat në veri

Një qytetar ka treguar se si i ka mbetur kamioni në barikadat e vendosura në Veri të Mitrovicës.

Ai thotë se i maskuari, duke i folur në gjuhën serbe, i kishte kërkuar të dilte nga kamioni.

Ai ka treguar se i maskuari i kishte thënë se askush do cenonte veturën apo personin, por do ishte më së miri të merrte çelsat dhe të dilte.

“Kam qenë në kampin amerikan, në kampin e KFOR-it afër Leposaviqit. Kam dërguar material dhe kam qenë duke u kthyer. Më zuri brikada për pak e nuk më lanë të dalë. Edhe na tha për momentin merri çelsat thirre përgjegjësin tënd. Ishin me maska, folshin me radiolidhje”, ka treguar qytetari gjersa ka theksuar se personat flisinin në gjuhën serbe.

Ai thotë se kamioni i parë pas barikadave është i tiji.

“Unë s’deshta me dal por ai dy herë më luti, të lutem më tha mbylle mjetin se ska me t’a prek kërkush, as ty stë prek askush por me m’dëgju mua, më mirë del, dil në këmbë se unë të  marrë përsipër e stë prek askush, edhe unë e dëgjova”, ka treguar qytetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat